FAQs
Pyetjet më të shpeshta
Gjeni përgjigjet për pyetjet kryesore rreth projekteve dhe shërbimeve të ARB&TRANS.
Aktualisht, projektet dhe rezidencat tona të banimit ndodhen në disa nga zonat në zhvillim të Tiranës dhe rreth saj, duke ofruar apartamente të reja në shitje dhe mundësi investimi në pasuri të paluajtshme:
- Rezidenca “Tirana View”, Paskuqan
- Rezidenca “Aura”, Kamëz
- Rezidenca “Phoenix”, Misto Mame, Tiranë
- Rezidenca “Arborea”, Kamëz
- Rezidenca “Urban”, Paskuqan
- Rezidenca “City Garden”, Rruga 5 Maji, Tiranë
Për t’u informuar mbi projektet e reja, vendndodhjet dhe apartamentet aktualisht në shitje, ju ftojmë të ndiqni kanalet tona zyrtare të komunikimit.
Për të parë apartamentet e disponueshme, tipologjitë, sipërfaqet, vendndodhjet dhe informacionin më të fundit mbi projektet tona, mund të na kontaktoni përmes:
- Faqes zyrtare: www.arbtrans.al
- Profilit tonë në Instagram, në seksionin “Apartamente”
- Zyrës së shitjeve: 068 400 3477
Ekipi ynë i shitjeve është në dispozicion për t’ju informuar mbi apartamentet në shitje dhe për t’ju orientuar drejt zgjedhjes më të përshtatshme për ju.
Po. ARB&TRANS ofron mundësi të ndryshme financimi për blerjen e apartamenteve, në varësi të projektit dhe kushteve të financimit.
Për më shumë informacion mbi procedurën e blerjes, dokumentacionin e nevojshëm, financimin bankar dhe bankat partnere, ju ftojmë të kontaktoni ekipin tonë të shitjeve në 068 400 3477.
Për të rezervuar një vizitë në një nga rezidencat ose projektet tona, mjafton të kontaktoni ekipin e shitjeve në 068 400 3477 ose përmes formularit që gjeni në faqen tonë zyrtare. Një nga agjentët tanë do t’ju kontaktojë për të konfirmuar kërkesën dhe për të organizuar vizitën në projektin që ju intereson, brenda 48 orëve.
Po. Shtetasit e huaj mund të blejnë apartamente dhe njësi të tjera të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi. Ekipi ynë mund t’ju asistojë gjatë procesit të informimit dhe blerjes së apartamentit, duke ju orientuar mbi dokumentacionin, procedurat dhe hapat e nevojshëm.
Për informacion të detajuar mbi një projekt apo apartament specifik, kontaktoni zyrën tonë të shitjeve në 068 400 3477.
ARB&TRANS fokusohet në ofrimin e cilësisë së ndërtimit, funksionalitetit, sigurisë dhe standardeve bashkëkohore në çdo projekt.
Nga përzgjedhja e materialeve dhe zgjidhjeve teknike, te projektimi, zbatimi dhe menaxhimi i procesit të ndërtimit, synojmë të krijojmë rezidenca të qëndrueshme dhe hapësira banimi të përshtatura me nevojat e banorëve.
Eksperienca në ndërtim, zhvillim dhe menaxhim projektesh ndërtimi na mundëson të kontrollojmë në mënyrë të integruar fazat kryesore të procesit, duke synuar një standard të qëndrueshëm cilësie.
Investimi në pasuri të paluajtshme është një vendim që duhet të vlerësohet në funksion të objektivave, buxhetit dhe horizontit tuaj të investimit.
Megjithatë, blerja ose rezervimi i një apartamenti në fazat e hershme të ndërtimit mund të ofrojë disa avantazhe të rëndësishme:
- Çmime më konkurruese në fazat e para të projektit;
- Më shumë mundësi zgjedhjeje për pozicionin, katin, orientimin dhe tipologjinë e apartamentit;
- Mundësi për planifikim më të mirë financiar gjatë periudhës së ndërtimit;
- Potencial për rritjen e vlerës së pronës me zhvillimin e zonës dhe përfundimin e projektit.
Për të vlerësuar mundësitë aktuale për blerje apartamenti dhe investim në Tiranë, kontaktoni ekipin tonë të shitjeve në 068 400 3477.